TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Robert Levandovski padiksutim është lideri i ri në “Camp Nou”, i cili ka bërë të ëndërrojnë tifozët e Barcelonës se tashmë katalansit mund të luftojnë për të fituar trofe.
Sulmuesi polak është ambientuar siç duhet me blaugranat, teksa në La Liga në katër ndeshje ka arritur të shënojë pesë gola.
Por mes Barçës dhe Lewandowskit është një klauzolë e veçantë, ku nëse ish-lojtari im Bayern nuk përmbush pritshmëritë, drejtuesit kanë të drejtën të prishin kontratën mes tyre.
Këtë sezon ai do të ketë një pagë neto prej 10 milionë eurosh, në sezonin ‘23-’24 paga do të rritet në 13 milionë dhe në ‘24-‘25 në 16 milionë. Në sezonin ‘25-‘26, në rast rinovimi, do të bjerë në 13 milionë. Gjithashtu sulmuesi polak mund të fitojë deri një milion euro më shumë në formë bonusesh, në varësi të trofeve që do të fitojë Barça.