SPORT, 5 Shtator 2022, 20:17

Alegri: Pogba do të kthehet në janar. Kupa e Botës? Ky nuk është problemi im

Alegri: Pogba do të kthehet në janar. Kupa e Botës? Ky nuk

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes kundër Paris Saint Germain të vlefshme për Champions League, foli edhe për Paul Pogba, i cili zgjodhi të bënte një operacion në gju:

“Këtë mëngjes ai doli për herë të dytë, ndaloi dhe vendosi të operohej.

Shpresoj se ai do të kthehet para Kupës së Botës me ne, por kanë mbetur edhe 45 ditë para fillimit të Botërorit.

Kupa e Botës nuk është problemi im, për Juventusin ai do të kthehet në janar”, tha Alegri.