SPORT, 29 Tetor 2022, 18:59

Barazim në minutën e 100-të, Erzeni merr një pikë dramatike përballë Vllaznisë

Barazim në minutën e 100-të, Erzeni merr një pikë

Vllaznia është ndalur në një barazim dramatik me Erzenin (2-2) në javën e 10-ë të Superiores.

Ishin Aralica (54') dhe Mala (65') të cilët shënuan për shkodranët, të cilët u barazuan më pas nga Nonato 75') dhe Kahrimanoviç, me këtë të fundit që realizoi nga pika e bardhë në minutën e 100’ të sfidës.

Kështu Erzeni vazhdon të ruajë vendin e dytë në renditje, teksa Vllaznia ngjitet në vendin e tretë me një pikë më pak.

Laçi fundos Teutën, duke fituar 0-1 në Durrës. Një ndeshje rivalësh, kësaj here në fundin e tabelës, me kurbinasit që fusin në krizë totale ekipin durrsak. Mjaftoi goli i Spahiut në mesin e pjesës së dytë që bardhezinjtë të merrnin një nga fitoret më me vlerë deri tani.

Barazim në minutën e 100-të, Erzeni merr një pikë