SPORT, 31 Korrik 2024, 15:22

Ancelotti zyrtarizon përfundimin e merkatos: Nuk do të firmosim me askënd tjetër

Ancelotti zyrtarizon përfundimin e merkatos: Nuk do të firmosim me

Real Madrid ka zhvilluar deri tani një merkato fantastike. Mbappe dhe Endrick ishin padyshim dy lëvizjet e bujshme të madrilenëve këtë sesion merkatoje. Por kur të gjithë tifozët dhe mediat sportive presin të tjera afrime nga “Los Blancos”, është vetë tekniku italian, Carlo Ancelotti, i cili frenon gjithçka:

“Jo, jemi në rregull kështu, nuk do të firmosim me askënd tjetër. Merkaton quajeni të mbyllur. Vallejo është rikthyer, Alaba po rikuperohet dhe po e merr veten.

Ndërkohë që kemi edhe shumë djem të talentuar nga akademia, të cilët po i vlerësojmë. Mendoj se as largime nuk do të ketë, pasi askush nuk dëshiron të ikë prej këtu. Sepse realisht kemi një skuadër spektakolare“, u shpreh timonieri italian i kampionëve të Spanjës dhe Europës.