SPORT, 30 Korrik 2024, 21:43

Gol dhe dy asiste, tre futbollistët shqiptarë bëjnë “ligjin” te Sparta e Pragës në duelin e Champions-it

Gol dhe dy asiste, tre futbollistët shqiptarë bëjnë

Sparta e Pragës, triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Shamrok Rovers, në duelin e kthimit të vlefshëm për raundin e dytë të Champions League, ku protagonistë u bënë 3 futbollistët shqiptarë, Qazim Laçi, Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci.  

I pari që “rrëmbeu skenën” ishte Laçi, i cili në minutën e 41-të, asistoi për golin e dytë të shënuar nga Ros.  

Në fragmentin e dytë të lojës, më konkretisht në minutën 71-t, ishte radha e dyshes tjetër shqiptare të Spartës së Pragës, Tuci-Krasniqi. 

Vetëm 2 minuta në fushë i mjaftuan Tucit, që të çonte në rrjetë një asist të Krasniqit, duke vulosur shifrat në 4-2. Një kualifikim bindës ky i Spartës së Pragës, për në turin e tretë të Champions League.