TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë padyshim ndër më të dalluarit në këtë disiplinë. Pas “yllit”, Distria Krasniqi, e cila siguroi medaljen e argjendtë në peshën deri në 48 kg, të disiplinës së xhudos, një tjetër sportiste ka siguruar podiumin, këtë herë në peshën deri në 63 kg.
Bëhet fjalë për 23-vjeçaren nga Mitrovia, Laura Fazliu, e cila ka siguruar medaljen e bronztë pasi mundi në duelin finaln kroaten Katarina Kristo, të cilën arriti ta mposhtë në ‘Golden Score’ pas tri gabimeve. Xhudistja kosovare e nisi garën nga raundi i dytë ku fillimisht mposhti kinezen Tang Jing, ndërsa në çerekfinale Laura u mund nga xhudistja franceze, Clarisse Agbegnenou, e cila arriti ta sigurojë fitoren me Ippon.
Në repesazh, Fazliu ia doli të triumfonte përballë kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard të cilën e mposhti pas tri gabimeve, për të siguruar më pas medaljen e dytë olimpike përballë kroates.