SPORT, 29 Korrik 2024, 16:17

Djokovic eliminon Rafa Nadal, tenisti serb avancon në Lojërat Olimpike

Djokovic eliminon Rafa Nadal, tenisti serb avancon në Lojërat Olimpike

Novak Djokovic është kualifikuar për në çerekfinalet e Lojërave Olimpike të “Paris 2024” duke dominuar spanjollin Rafa Nadal.

Tenisti serbi fitoi 2-0 me sete (6-1, 6-4) dhe kështu avancon më tej, ku do të kërkojë medaljen e artë olimpike në tenis për meshkuj.

Në çerekfinale, Djokovic do të përballet me fituesin e çiftit Koepfer-Arnaldi.