TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hap i madh në karrierë për Rikardo Kalafiorin, i cili është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Arsenalit. Përmes faqeve zyrtare klubi i “The Gunners” njoftoi se 22-vjeçari është tashmë pjesë e skuadrës së tyre.
Arsenali shpenzoi për mbrojtësin e Bolonjës, 50 milionë euro, shifër ku përfshihen edhe bonuset, me Kalafiorin që ka firmosur deri në verën e 2029-ës me klubin anglez.
Kalafiori pritet të jetë një nga protagonistët absolut të Arsenal në sezonin e ardhshëm pasi pëlqehet shumë edhe nga trajneri Mikel Arteta, ndërkohë që spikati me Italinë në Europian, duke iu besuar fanella e titulluarit.