TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me plot 10 gola e 15 asistime, në 43 sfidat e zhvilluara, “tulipani” holandez, Xavi Simons ishte padyshim “ylli” që shkëlqeu më fort në sezonin e fundit, për “Demat” gjermanë të Leipzig, duke qenë një pjesë kyçe në skemat e teknikut Marco Rose. Mirëpo nëse deri më tani ka shkëlqyer në periudhat e tij të huazimit, në Holandë e Gjermani, talenti holandez sërish nuk është gati për formacionin e titullarit te “gjigantët” francezë të PSG, të paktën sipas këtyre të fundit, dhe është në kërkim të aventurës së radhës.
Deri më tani pista më e mundshme dhe ajo me më shumë shanse për të ndodhur është një vit i dytë i huazuar te Leipzig, pavarësisht interesimeve të shumta nga “Bavarezët” e Bayern Munich dhe “Katalanasit” e Barcelona.
Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, CEO i RB Leipzig, Oliver Mintzlaff është në bisedime intensive me klubin “parisien”, të cilët janë të hapur për të huazuar sërish “tulipanin”, i cili nga ana e “gjigantëve” të Ligue 1 konsiderohet i pashitshëm, ndryshe nga kërkesat e Bayern dhe Barcelona.