SPORT, 7 Mars 2026, 14:01

Alegri mohon zërat për transferimin te Reali: Jam shumë i lumtur te Milani, vetëm e tashmja ka rëndësi

Alegri mohon zërat për transferimin te Reali: Jam shumë i lumtur

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, në konferencën e tij për shtyp në prag të derbit kundër Interit, foli edhe për thashethemet se Real Madridi është ende i interesuar për të, siç ka qenë rasti në të kaluarën.

“Kam një kontratë me Milanin deri në vitin 2027. E ardhmja është nesër dhe pastaj e diela tjetër. Jam i lumtur te Milani, jam shumë i lumtur.

Ne filluam një udhëtim të ri në korrik dhe klubi po punon mirë, por derisa të arrihet ky qëllim, duhet të qëndrojmë të përqendruar në të tashmen. Nuk kemi arritur asgjë, kjo duhet të jetë e  qartë për të gjithë. Vetëm kualifikimi për Ligën e Kampioneve ka rëndësi”, tha Alegri.