TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Marsel Desai nuk di të fshihet. Ai flet hapur dhe pa ndrojtje.
“Problemi është perceptimi që keni për Vinicius”. Kjo ishte fjalia e parë dhe prej andej ai ndërtoi një mbrojtje të ngushtë të sulmuesit të Real Madridit pas incidentit me Gianluka Prestianin, “Jam i lumtur të shoh Vinicius të luajë dhe të shoh Murinjon të ndryshojë pak qasjen e tij ndaj kësaj teme. Ai mund të festojë, e bëri herën e fundit që shënoi. S’ka problem.
Problemi është perceptimi i Viniciusit, ne duhet t’i japim fund dhe të pranojmë faktin se ka gjëra që duhet të ndryshojnë. Sepse është e papranueshme, brenda një stadiumi, kur ndodhin këto gjëra”, tha ish-futbollisti francez. Desai gjithashtu shikoi të tashmen e Realit. “Në shpejtësinë e ekzekutimit, ata nuk janë aq të qetë. Ata duhet arrijnë të rregullojnë pak atë që duhet për të qenë përsëri ai Real Madrid i famshëm” – analizoi ai.