SPORT, 3 Mars 2026, 21:31

Dëmtimi i Cristiano Ronaldos më i rëndë nga sa u parashikua, mister koha e riaftësimit

Dëmtimi i Cristiano Ronaldos më i rëndë nga sa u parashikua,

Lajme jo të mira vijnë nga Arabia Saudite në lidhje me gjendjen fizike të Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez pësoi një dëmtim në ndeshjen e së shtunës në kampionatin saudit për t’iu nënshtruar më pas ekzaminimeve mjekësore nga ku rezultoi se ky dëmtim është më i rëndë nga sa u parashikua. 

Al Nassr doli me një komunikatë ku bën të ditur se  41 vjeçari ka pësuar një dëmtim muskular në përballjen me Al Fayha. Futbollisti ka nisur tashmë programin e rehabilitimit dhe se gjendja e tij do të monitorohet dita ditës.

Cristiano Ronaldo ka probleme kronike në tendinën e gjurit të majtë, por klubi nuk e bëri të ditur se ku ishte dëmtimi dhe as kohën që do t’i duhet sulmuesit portugez për t’u riaftësuar.