SPORT, 6 Mars 2026, 19:48

Nga debutimi në Seria A te dëmtimi i rëndë, e ardhmja e sulmit të Kombëtares i nënshtrohet operacionit

Nga debutimi në Seria A te dëmtimi i rëndë, e ardhmja e

Xhoi Nuredini i është nënshtruar operacionit, siç pritej pasi këputi ligamentin e kryqëzuar anterior(ACL). Me shumë gjasa ky vit është mbyllur për 18-vjeçarin shqiptar.

Nuredinit iu plotësoa një ëndërr në janar, pasi debutoi me Xhenoan kundër Parmës. Pas sfidës në Seria A po preferohej në stol si alternativë, pikërisht nga trajneri Daniele De Rosi.

Dëmtimi i rëndë për të erdhi më 14 shkurt, ndërsa Xhenoa U-20 po përballej me Milanin U-20. Nuredini duhet të largohej nga fusha e blertë, pas vetëm 10 minutave lojë.

Dje ishte vetë sulmuesi i Shqipërisë U-19, që ndau një foto nga spitali. Ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme në gjurin e djathtë. Nuredini falenderoi doktorët që u morën me këtë rast, po ashtu edhe Xhenoan për besimin dhe mbështetjen.

Sulmuesi shqiptar u ndal kështu në momentin më të mirë. Mesazhi në postimin e shpërndarë ishe: “Ndërhyrja shkoi mirë, mezi pres të kthehem në fushë”.