SPORT, 4 Mars 2026, 15:53

Nga Alegri te surpriza e madhe, lista me katër kandidatë për të qenë trajneri i ri i Realit

Nga Alegri te surpriza e madhe, lista me katër kandidatë për

Alvaro Arbeloa nuk po bind si trajner i Realit. Për këtë po mendohet zëvendësuesi i tij, që do të udhëheqë spanjollët në sezonin e ardhshëm.

Aktualisht janë disa emra, që qarkullojnë. Masimiliano Alegri qëndron si një prej tyre, ndërsa tifozët e Milanit duhet të fillojnë të shqetësohen.

Emri i Jyrgen Klop është thuajse gjithmonë në radar, edhe pse asnjëherë nuk është konkretizuar. Po ashtu bëhet fjalë edhe për Unai Emeri, bashkë me një emër surprizë.

Andoni Iraola është vlerësuar për punën e tij me Bornmuth në Angli. Kontrata i përfundon në fundin e sezonit, për këtë nuk do të ishte çudi nëse spanjolli do të bëhej pretendent serioz.