TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Festë e degjeneruar te Kroacia. Përfaqësuesja e cila e mbylli Botërorin e Katarit në vendin e tretë, festoi medaljen e bronztë në Zagreb, ndonëse fatkeqësisht përdorimi në mënyrë të gabuar i rrjeteve sociale mund të nxjerrë në sipërfaqe disa momente dhe episode që do të kishte qenë më mirë që të kishin mbetur brenda grupit të drejtuar nga Zlatko Daliç.
Dhe një prej momenteve që bëri lajm gjatë festës ishte një video në të cilën disa prej lojtarëve, me të cilëve Lovren dhe mesfushori i Interit, Marselo Brozoviç, këndonin kore neonaziste.
Më saktë bëhej fjalë për disa vargje të grupit “Thompson”, i kryesuar nga këngëtari Marko Perkoviç, në të cilën citohet motoja “Za Dom Spremni” (i përdorur nga Ustashiat, bashkëpunëtorët e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore), i cili është thuajse i njëjtë me “Sieg Heil”- in nazist.
Dhe për ta rënduar më shumë situatën ishte fakti se disa minuta më pas u mësua se festa dhe tekstet naziste në fjalë u kënduan pikërisht në lokalin luksoz në Zagreb të Marselo Brozoviçit.
This is former @LFC defender Dejan Lovren & @intermilan player Marcelo Brozovic singing ‘Za Dom Spremni’ (For homeland - ready).
— Smajo Bešo (@SmajoBeso) December 19, 2022
It’s a salute used during World War II by the Croatian fascist Ustaše movement. It was the Ustaše equivalent of the Nazi salute "Sieg heil". https://t.co/tkoz4RjWmJ pic.twitter.com/xzGvh0wQjq