TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vllaznia i ka dhënë fund krizës së rezultateve teksa ka gjetur tri pikët në ndeshjen e fundit të vitit 2022 duke mundur me shifrat 4-0 skuadrën e Teutës.
Shkodranët kishin tre ndeshje radhazi pa fitore, por edhe pa gjetur rrugën e rrjetës, por i kanë gjetur të gjitha në sfidën e sotme, duke iu bashkuar grupit të skuadrave që luftojnë për zonën e Europës e jo vetëm.
Pavarësisht minutave të parë të mirë të Teutës, Vllaznia gjeti golin me aksionin e parë të rrezikshëm, duke shënuar me Hakajn, gjë që ia bëri më të thjeshtë ndeshjen. Mala më pas fitoi penallti dhe Kaina shënoi nga pika e bardhë duke vendosur nën trysni Teutën që nuk ia doli më të gjejë hapësira për të rrezikuar Zogoviç.
Një tjetër penallti e fituar nga Mala dhe e transformuar nga Hoxhaj, si dhe kartoni i kuq i Kotobellit, vulosën fatin e kësaj sfide. Në fund, Kaina plotësoi dygolëshin personal për të çuar shifrat në 4-0, duke i dhënë shkodranëve tre pikë të rëndësishme për klasifikimin, teksa kthejnë përsëri në fundin e renditjes skuadrën durrsake.
VLLAZNIA-TEUTA 4-0
20′ Hakaj, 37′ (p), 90′ Kaina, 72′ (p) Hoxhaj
JAVA 15
Të mërkurën
Kukësi-Laçi 1-0
Tirana-Partizani 0-1
Të enjten
Erzeni-Bylis 1-1
Kastrioti-Egnatia 2-3
Vllaznia-Teuta 4-0
