SPORT, 27 Qershor 2023, 12:13

Andrea Pirlo rikthehet si trajner në Itali, firmos me klubin legjendar

Andrea Pirlo rikthehet si trajner në Itali, firmos me klubin legjendar

Andrea Pirlo është rikthyer në Itali si trajner dhe do të jetë në drejtimin e Sampdorias, skuadër që sezonin e fundit ra në Serinë B italiane, duke u renditur në vendin e fundit me vetëm 19 pikë në 38 ndeshje.

Ish-trajneri i Juventusit që së fundmi ishte në Turqi por u shkarkua pak javë para fundit, ka si objektiv të ngjisë Sampdorian në Serinë A, pasi sezoni i fundit ishte për t’u harruar.

Trajneri italian ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon. Për Pirlon, kjo është aventura e tretë si trajner pasi drejtoi Juventusin dhe Karagumruk në Turqi.