TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolo janë marrë në pyetje nga policia në Itali ku ndodhen të grumbulluar me Kombëtaren e tyre, ndërsa akuzohen për baste. Aktualisht mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli është zyrtarisht nën hetim për baste, por mediet italiane raportojnë se ai nuk është i vetmi lojtar që ka shkelur rregullat për vendosjen e basteve.
Nga Italia raportohet se Zaniolo ka vënë baste në ndeshjet e Romës në Kupën e Italisë, ndërsa Tonali gjithashtu akuzohet se ka vënë baste për ndeshjet që ka luajtur. Të dy ndodhen në kampin stërvitor të Coverciano, duke u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Italisë për EURO 2024 kundër Maltës dhe Anglisë.
Sipas raportimeve, Tonali dhe Zaniolo u panë së bashku me kryedelegatin Buffon duke u takuar me policinë brenda kampit të Coverciano për të diskutuar mbi hetimin e basteve. Të dy lojtarët janë larguar nga Seria A, pasi Tonali iu bashkua Newcastle United dhe Zaniolo u transferua nga Galatasaray te Aston Villa.