TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria e drejtuar nga Silvinio shkroi historinë sonte duke shpartalluar ekipin e Republikës Çeke me rezultatin 3-0 në stadiumin “Air Albania”. Edhe pse përballë një ekipi që nuk kishte humbur asnjë ndeshje dhe pësuar shumë pak gola, ekipi kombëtar i Shqipërisë shënoi 3 gola dhe një të anuluar nga arbitri.

Serinë e golave e hapi Jasir Asani në minutën e 9 dhe dy gola shënoi Taulant Seferi në minutat 52 dhe 73 që i dhanë siguri Shqipërisë për 3 pikëshin.

Jasir Asani ka shënuar në minutën e 9 për Shqipërinë ndaj Çekisë. Ishte një top i bukur nga Bajrami dhe Asani me numër 9 gjuan një predhë, duke çuar Shqipërinë në avantazh.

Shqipëria shënoi golin e dytë me anë të Taulant Seferit në minutën e 52 duke thelluar avantazhin me Republikën e Çekisë së mbetur me 10 lojtarë.

Pas golit të Asanit në minutën e 9 të pjesës së parë goli i Seferit i shton sigurinë ekipit të Shqipërisë që kryeson tashmë grupin me 13 pikë. Çekët kërkuan edhe ndihmën e VAR për të anuluar golin, por pas rishikimit, goli mbeti.

Shqipëria kështu çimenton një 3 pikësh që e çon në krye të Grupit me 13 pikë dhe duke hedhur një hap të sigurtë drejt Gjermani 2024.

Kronika
90+2′ Mirlind Daku driblon mirë brenda zonës, goditja e tij e fuqishme shkon mbi portë.
+7 minuta lojë shtesë.
85′ Zëvendësim te Shqipëria; largohet Seferi, hyn Gjasula.
82′ Anulohet nga VAR-i goli i Arbnor Mujës për shkak të pozitës jashtë loje.
73′ GOOOOOOL! SHËNON SËRISH TAULANT SEFERI, SHQIPËRIA PO UDHËHEQ 3:0.
66′ Dy zëvendësime te Shqipëria; largohen Cikalleshi dhe Bajrami (i lënduar), inkuadrohen Daku dhe Muçi.
63′ Dy zëvendësime te Çekia; largohen Kuchta dhe Cerny, inkuadrohen Cvancara dhe Hlozek.
62′ Provod ndëshkohet me karton të verdhë.
59′ Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë.
54′ Zëvendësim te Shqipëria; largohet Asani, hyn Muja.
51′ GOOOOOOOL, TAULANT SEFERI DYFISHON EPËRSINË E SHQIPËRISË 2:0.