SPORT, 12 Tetor 2023, 16:40

Sot Shqipëri-Çeki, Salvador Kaçaj: Federata Shqiptare nuk na jep bileta. Si ish-lojtarë të Kombëtares jemi të persekutuar

Sot Shqipëri-Çeki, Salvador Kaçaj: Federata Shqiptare nuk na

Ish-kreu i Bashkisë së Shëngjinit, njëkohësisht dhe ish-futbollisti Salvador Kaçaj, tha se nuk do të mund ta shohë ndeshjen Shqipëri-Çeki, në stadium, pasi Federata Shqiptare nuk i jep biletë. Kaçaj tha se si lojtar të Kombëtares nuk i japin bileta duke shtuar se “është i persekutuar”.

Megjithatë ai thekson se nuk është rasti i vetëm, pasi nuk jepen për askënd.

“Asnjë biletë, asnjë qasje”, tha Kaçaj. Nga ana tjetër, ish-futbollisti solli rastin e klubit të tij në Athinë, ku tha se emri i tij është i shënuar dhe sido që të jetë, vendi është i tij.

“Si lojtar i Kombëtares nuk na japin bileta se ne jemi të persekutuar. Po nuk jep Federata Shqiptare e Futbollit për asnjë lojtar, ndërkohë që në klubin tim në Athinë e kam emrin në stolin tim të përjetshëm të shkruar, si shkova, si s’shkova. Jo vetëm unë, nuk e kemi asnjë. Asnjë biletë dhe asnjë qasje”, tha Kaçaj.