SPORT, 12 Tetor 2023, 19:05

VIDEO/ Me këngë dhe flamuj, tifozët kuqezinj “ndezin” kryeqytetin para ndeshjes së Shqipërisë

VIDEO/ Me këngë dhe flamuj, tifozët kuqezinj “ndezin”

Një rezultat pozitiv afron akoma më shumë skuadrën e Sylvinhos drejt objektivit, sakaq rezultat i pranueshëm ndaj një rivali të tillë është edhe barazimi. Një humbje eventuale shtyn festën e shqiptarëve, me Bajramin me shokë që kanë më pas edhe 2 takime të tjera.

Teksa jemi 2 orë para ndeshjes, tifozët janë afruar shumë me “Air Albania”. Trafiku është mjaft i rënduar, teksa në rrugë kudo mund të shikosh lojtarin e 12-të duke valëvitur flamurin kuqezi, duke kënduar apo kërcyer.

Tifozët shpresojnë që ndeshja e sotme të kthehet në festë, me futbollistët që premtojnë të bëjnë maksimumin sonte në mbrëmje.