SPORT, 12 Tetor 2023, 22:05

Shqipëria thellon avantazhin ndaj Çekisë, Seferi shënon golin e dytë

Shqipëria thellon avantazhin ndaj Çekisë, Seferi shënon

Shqipëria shënoi golin e dytë me anë të Taulant Seferit në minutën e 50 duke thelluar avantazhin me Republikën e Çekisë së mbetur me 10 lojtarë.

Pas golit të Asanit në minutën e 9 të pjesës së parë goli i Seferit i shton sigurinë ekipit të Shqipërisë që kryeson tashmë grupin me 13 pikë. Çekët kërkuan edhe ndihmën e VAR për të anuluar golin, por pas rishikimit, goli mbeti.