TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kanë mbetur vetëm pak orë përpara ndeshjes së rëndësishme kualifikuese të Euro 2024 ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë. “Air Albania” do jetë i tejmbushur me tifozë, me lojtarin e 12-të që synon të fitojë takimin e vet në tribuna.
Siç shihet në video, shumë tifozë tashmë janë nisur drejt kryeqytetit. Mes 22 mijë spektatorësh, me siguri se shumë nga ata do jenë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, apo nga kudo ku ka shqiptarë. Shqipëria kryeson grupin me 10 pikë të grumbulluara.
Në 5 ndeshje të luajtura deri më tani në këto kualifikuese, ekipi i Sylvinhos ka fituar 3 prej tyre, ndërsa numëron 1 barazim dhe 1 disfatë. Përveç takimit të sotëm, kuqezinjtë kanë përpara edhe dy ndeshje të tjera.