SPORT, 12 Tetor 2023, 18:23

Sot ndeshja Shqipëri-Çeki, Albin Kurti dhe djali i Adem Jasharit tifozët e zjarrtë të kuqezinjve, nisen drejt “Air Albania”

Sot ndeshja Shqipëri-Çeki, Albin Kurti dhe djali i Adem Jasharit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është nisur drejt Tiranës ditën e sotme për t’i ardhur në mbështetje kombëtares së futbollit.

Kurti shfaqet përkrahë Lulzim Jasharit, i biri i Adem Jasharit, ndërsa shprehet se Evropiani e pret Shqipërinë.

“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkroi ai në Facebook.