TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Simone Inzagi po planifikon me kujdes skuadrën e Interit për sezonin e ardhshëm, me teknikun italian që duket se nuk po i kushton vëmendje vetëm merkatos ndërkombëtare, por edhe talenteve nga sektori it ë rinjve siç është italiani, Matia Zanoti.
19-vjeçari i cili luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë është përfshirë nga tekniku italian në skuadrën që do të kryej përgatitjet për sezonin e ri dhe nuk përjashtohet mundësia e qëndrimit të tij në organikën e skuadrës edhe pas fazës përgatitore.
Zanotti është ndjekur me vëmendje nga ana e Inzagit, me teknikun italian që për momentin nuk ka shumë alternative në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ngjashmëria në emër dhe karakteristika me ish-kapitenin legjendar Havier Zaneti ka bërë tifozët të entuziazmohen për këtë zgjedhje dhe të kenë një talent më shumë për të mbajtur në vëmendje gjatë sezonit të ardhshëm.