SPORT, 7 Korrik 2022, 09:40

E BUJSHME/ Ronaldo te Barcelona, Laporta e konfirmon: Fola me Mendeshin, është bukur që…

E BUJSHME/ Ronaldo te Barcelona, Laporta e konfirmon: Fola me Mendeshin,

Kristiano Ronaldo nuk është prezantuar në stërvitje me Mançester Junajtidin për të tretën ditë radhazi, ndërsa klubi nuk e di nëse sulmuesi portugez do të udhëtojë me skuadrën në turin aziatik dhe Australi.

Erik ten Hag niset me skuadrën ditën e premte drejt Bangkokut, ku do të luajë kundër Liverpulit më 12 korrik, por shefat e “Djajve” nuk e dinë nëse 37-vjeçari do të jetë në bordin e avionit, ndërsa zyrtarisht thotë se po mungon për arsye familjare.

“Unë kisha një darkë me Zhorzh Mendeshin të hënën dhe ne folëm për merkaton në përgjithësi.

Kristiano? Nuk do të flas për emrat e lojtarëve të diskutuam në takim, por është gjithnjë bukur kur di që disa prej emrave janë në treg”.

Ronaldo ka edhe një vit kontratë në “Old Trafford”, por nuk dëshiron që të luajë më për Mançester Junajtidin për shkak se do të mungojnë në Champions këtë sezon.

Gjatë këtyre ditëve, futbollisti është stërvitur në ambientet e kombëtares portugeze në Lisbonë, ku ai ndodhet aktualisht bashkë me familjen.

Junajtidi dëshiron që ta mbajë lojtarin deri në fund të kontratës së tij dhe nuk do donin që ta shisnin te një rival direkt si Çelsi.

Në fakt, Mendesh është takuar me pronarin e ri të bluve të Londrës, Tod Bohli, dhe investitori amerikan është i interesuar për të bërë një ofertë në ditët e ardhshme.