TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duket se posti i ri ministror që ka marrë e ka detyruar Elisa Spiropalin që të bëjë deklarata të ditëpasditshme, edhe në rastin kur bëhet fjalë për dhunimin e një 13-vjeçare që duhet trajtuar me kujdesin më të madh.
Pasi cenoi çdo etikë të familjes në Kavajë, duke publikuar videon e tyre me pamjet e prindërve, ministrja i është rikthyer historisë me siguri, teksa ka qenë duke nxjerrë vajzën e saj te lodrat, si ditë pushimi që është.
Ajo ka gjetur rastin të akuzojë sërish kundërshtarët politikë, pasi sipas saj qeveria ka bërë dhe po bën të gjitha veprimet e duhura. Sipas logjikës së deputetes ndihma e qeverisë mund ti jepej familjes vetëm me prani të kamerave, dhe jo në një takim, kaluar ashtu pa zhurmë.
“U mendova gjatë a duhej ta tregoja takimin me ta, edhe pse ai më kërkoi me lot në sy. Në fund të ditës e bëra dhe e mbajta me gatishmëri të plotë pjesën time të baltës pasi dëshmia ime publike e ndërpreu monstrën. Kur hyra në shtëpinë e tyre pashë një vajzë të dobët me një vështrim të mprehtë që s’do ta harroj kurrë”, thotë Spiropali mes të tjerave në video.