TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte sot në Mirditë ku bëri thirrje për të rrëzuar qeverinë, e cila sipas tij është marrë peng nga kriminelët. Basha tha se shqiptarët e bashkuar duhet t’i japin fund “grushtit të shtetit” siç tha ai.
“Zgjedhjet janë asgjësuar, një gjë nuk e ka kuptuar Edi Rama. Kujtojani në 16 shkurt se zot i vendit, pronar i institucioneve nuk mund të jetë kurrë një njeri.
Sovrani i institucioneve është populli, janë qytetarët. Ndaj ju ftoj qytetarë dhe qytetare, të gjithë së bashku më 16 shkurt t’i japim fund këtij grushti shteti nga kriminelët që e kanë marrë shtetin dhe institucionet peng”,- tha Basha.