AKTUALITET, 27 Shkurt 2020, 19:25

Spiropali: Meta sulmon Gjonajn se ka frikë, po bën protestë periferike që mund ta bënte edhe Nard Ndoka...

Spiropali: Meta sulmon Gjonajn se ka frikë, po bën protestë

Zëdhënësja e Qeverisë dh Ministrja për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka qenë e ftuar në ABC News, përballë gazetares Mirela Milori, ku ka sulmuar Presidentin e Republikës.

Spiropali ka thënë se Meta e sulmon ministren Etilda Gjonaj, për shkak se ka frikë nga shkeljet që ka kryer.

Në një përpjekje për të bërë ironi, Spiropali tha se Presidenti po organizon një protestë periferike që mund ta bënte edhe Nard Ndoka.

"Presidenti e sulmon zonjën Gjonaj sepse është i frikësuar, është ai që ka shkelur kushtetuën. Ka bërë shkelje flagrante për dekretin e zgjedhjeve dhe kërkon t'ia faturojë qeverisë.

Argumenti tjetër, ka zgjedhur një kohë kur Shqipëria ka marrë jo vetëm mbështetje të jashtëzakonshme për financimin e tërmetit, por edhe në një kohë kur Shqipëria ka shansin të çelë negociatat...

Kjo nuk është politikë. Presidenti që është garanti i unitetit të popullit dhe duhet të jetë mbi palët, merr përsipër të organizojë një protestë të tille periferike që mund ta bëntë Nard Ndoka dhe Dash Shehi?! Presidenti i Republikës i kemi dhënë votën që të jetë mbi palët, jo të bëhet palë kaq hapur dhe të dalë në krye të protestës për t'i marrë vendn Nard Ndokës apo Lulzim Bashës", tha Spiropali.

/TPZ.al/