TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rastet e infektimit kanë filluar të ulen në Kinë, por duket se po shfaqen në vende të tjera të botës.
Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bruce Aylward, deklaroi se Kina e ka menaxhuar me sukses situatën dhe ky sukses i Kinës, ka bërë që shumë vende të krijojnë perceptime të gabuara dhe një ndjenjë sigurie false, ndaj këtij virusi. “Vendet duhet të jenë gati ta menaxhojnë këtë në një shkallë të madhe dhe duhet bërë shpejt. Kina e di se si t’i mbajë gjallë njerëzit nga COVID. Nuk do të jetë kështu me të gjitha vendet e botës… Është një sëmundje serioze”, deklaroi eksperti. Sipas Aylward, e gjithë përpjekja titanike e Kinës, u ka dhënë vendeve të tjera një “siguri false”, duke bërë që ato të mos marrin masat e nevojshme dhe të mos planifikojnë mjaftushëm. “Sa vende po planifikojnë shtretërit në spitale, ventilimin, kapacitetin e laboratorëve, për të menaxhuar këtë? Duhet të ketë një ndryshim në mendësi. Duhet planifikim”, i shpreh eksperti. /TPZ.al/