TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj shprehet se reagimi i vetëm që pritej nga ana e ministres së Drejtësisë ishte dorëheqja.
Në një publikim në rrjetet sociale, Mehmetaj shkruan se, në vend të pendesës ministrja zgjodhi shtimin e falsifikimit. “Etildës tani i ka mbetur vetëm të përballet me drejtësinë, aty ndoshta do ti dhimbset vetja që pranoi të ishte një tjetër “kurban” i Edi Ramës”,- shkruan Mehmetaj.
Reagimi i plotë në Facebook:
Sa mirë do të ishte që Etilda Gjonaj sot të jepte dorëheqjen, të shfaqte shenja pendese përpara shqiptarëve e të përballej sa më parë me SPAK, çdo gjë tjetër vetëm i shtohet turrës së gënjeshtrave, falsifikimeve e turpeve.
Znj.Gjonaj është pjesë e padiskutueshme e klanit kriminal brenda qeverisë që dhunoi Kushtetutën, që falsifikoi dokumentet, që tenton me kthetrat gjigande të kap çdo institucion të pavarur të shtetit, me aktin final kapjen e Gjykatës Kushtetuese.
Etildës tani i ka mbetur vetëm të përballet me drejtësinë, aty ndoshta do ti dhimbset vetja që pranoi të ishte një tjetër “kurban” i Edi Ramës.