TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i cilësoi akuzat e Presidentit Ilir Meta një lajthitje ligjore.
Në një dalje për media, ministrja Gjonaj tha se as vetë Presidenti nuk e beson versionin e tij se në Ministrinë e Drejtësisë ndodhet një “grup i strukturuar”, që po tenton të bëjë grusht shteti.
Pjesë nga deklarata e Gjonaj:
Sot jam në këtë komunikim me ju, dhe nëpërmjet jush, përpara opinionit publik, për të shtjelluar me përgjegjësinë time të plotë politike, profesionale e qytetare, një temë që është kthyer në thirrje për protestë nga as më shumë dhe as më pak, po vetë Presidenti i Republikës.
Nuk e kam bërë këtë shtjellim më parë, sepse kam gjykuar që i duhej lënë Presidentit koha dhe hapësira e plotë mediatike për të ezauruar të gjitha seritë e spektaklit të tij politik mbi “grupin armiqësor dhe kriminal” në Ministrinë e Drejtësisë.
Nuk e bëj këtë sqarim sot as për t’iu përgjigjur Presidentit, për morinë e akuzave dhe as për tju përgjigjur fjalëve të padenja që ka lëshuar publikisht në drejtimin tim, personalisht apo përmes zëdhënësve të tij. Une u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivon në luften kundër Reformës në Drejtësi, por akuzat ndaj meje nuk i lehtëson nga pozita e tyre.
Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të betejave të tij politike, që në çdo rast nuk janë në përputhje me përgjegjësitë e tij të larta kushtetuese, si përfaqësues i unitetit të popullit, në momentin e rëndësishëm që po kalon Shqipëria në prag të negociatave.
Deformimet e rënda faktike, juridike dhe logjike të këtij show politik presidencial mbi gjoja rrëmbimin e kompetencave të Presidentit janë mbresëlenese për këdo që i di faktet.
Per shembull, kujt dhe per çfarë i drejtohet në thirrjen e tij të dëshpëruar zoti President, mbi zgjedhjen e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, kur sot gjyqtarja e zgjedhur prej tij me një procedurë në kundërshtim me Kushtetutën dhe të paligjshme ushtron funksionin si anëtare e GJK?
Dhe pikërisht për një informim korrekt mbi faktet, të kujtdo që dëshiron të dije si qëndron e vërteta e tërë kësaj orvajtje të dëshpëruar kundër Reformës në Drejtësi, sipas Kushtetutës, ligjit dhe praktikës që po ndërtohet gjatë këtyre viteve, po vijoj si më poshtë:
Së pari: Presidenti artikulon papushim për të drejtën e tij për të pezulluar numërimin e ditëve të afatit qe i jep ligji kushtetues, për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pezullimi i një afati prekluziv që as nuk pezullohet dhe as ndryshohet nga institucioni që duhet të veprojë sipas afatit, është një koncept që faktikisht nuk ekziston në asnjë praktikë kushtetuese. Pra juridikisht mund të konsiderohet nonsens dhe logjikisht më së paku një lajthitje ligjore u shpreh Gjonaj.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/494831348130012/