AKTUALITET, 27 Shkurt 2020, 16:53

Vasili sulmon Etilda Gjonajn: Ministrja mashtruese falsifikon shkresat dhe del e kakaris si …

Pas përgjigjes që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i dha Presidentit Meta, pas akuzave të këtij të fundit se brenda Ministrisë së Drejtësisë ekziston një celulë mafioze, ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili e ka quajtur Gjonajn "ministrja mashtruese" që falsifikon shkresat me mafiozët e Ministrisë së Drejtësisë.

Vasili i ka bërë thirrje ministres Gjonaj që, të largohet nga kjo detyrë sa nuk është vonë sepse kjo histori është shumë e rëndë.

Postimi i Vasilit:

Nuk e mori SPAK-u akoma kete mashtruesen e ministrise se drejtesise!

Akoma pret SPAK-u per ta marre kete.

Akoma s’ka ikur kjo nga syte kembet.

Mashtruesja ministre fallsifikon shkresat me mafiozet e ministrise se drejtesise diten per diell dhe del e kakaris si gjeli mbi pleh.

Mashtruesja firmos rrugaçerira shteterore si e marre se ja kerkon i marri.

Mbahu mashtruese mbahu, nuk ke pare gje akoma…..

Eshte shume e rende kjo histori, nuk eshte pune golash….

Shihi mashtruese edhe nje here fallsifikimet dhe ik sa s’eshte vone!