TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person dyshohet se vrau pesë persona kur hapi zjarr në ndërtesën MillerCoors në Milëaukee. Pas sulmit, i dyshuari qëlloi veten me një armë zjarri, tha Shefi i Policisë Alfonso Morales në një konferencë për shtyp.
Sipas medieve të huaja, pesë persona, të gjithë punonjës të kompanisë, u gjetën të vdekur në ndërtesë, tha policia. Askush tjetër nuk u plagos. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë shprehu “trishtim të thellë” për viktimat.
“Gjëja më e rëndësishme është që ne të mbështesim dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin,” tha Gavin Hattersley, CEO.
I dyshuari është një 51-vjeçar nga Milëaukee, sipas zyrtarëve. Zyrtarët thanë që ata nuk do t’i bëjnë publikë identitetet e viktimave derisa të njoftohen familjarët e tyre.