AKTUALITET, 20 Qershor 2019, 15:49

Spiropali i përgjigjet Metës: Për çudi asnjë fjalë për dhunën në KZAZ

Spiropali i përgjigjet Metës: Për çudi asnjë
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur përmes një postimi në twitter deklaratës së sotme të presidentit Ilir Meta. “U bënë dhjetë ditë nga çdekreti antidekret i dekretit të Ilir Metës dhe të gjithë e shohin se si Ilir Meta i hodhi benzinë zjarrit që pretendon se po mundohet të shuajë! Për aspak çudi akoma se ka thënë asnjë fjalë për dhunën talebane mbi KZAZ. Ndoshta sepse pret më shumë dhunë!“- shkruan Spiropali. Në një deklaratë shpërndarë mediave, kreu i shtetit apeloi aktorët kryesorë të politikës, të gjejnë rrugën e dialogut me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.