AKTUALITET, 19 Mars 2020, 23:26

Spanja drejt fatit dramatik italian/ Një vdekje çdo 15 minuta në spitale

Spanja drejt fatit dramatik italian/ Një vdekje çdo 15 minuta

Nga raportimet e fundit, ajo që po ndodh në Spanjë me shifrat e përhapjes së koronavirusit dhe numrin e viktimave është fatkqësisht një kopje e Italisë.

Nga të dhënat e konfirmuara, spitalet në Madrid po përjetojnë një dramë të vërtete njerëzorë.

Në Madrid, të mërkurën vdiqen 108 persona në 24 orë, pra një mesatare e më shumë se një viktime cdo 15 minuta.

Në rajonin e Madridit janë 590 persona në terapi intensive në gjëndje të rëndë dhe duket sikur është një gjëndje lufte, shkruajnë mediat iberike.

Këtë të enjte situate ka qënë edhe më e rëndë. 192 persona kanë gjetur vdekjen, pra 84 veta më tepër sesa e mërkura.

Rreth 18 mijë janë njerezit e infektuar në këtë vend, me një rritje të pabesueshme prej 3200 rastesh në vetëm 24 orë. Përhapja e virusit ka një marzh ditor të përafërt me 20-25%.

Ndërkohë numri total i të vdekurve ka shkuar deri më tani 830.

Nga situata dramatike, Ministria e Shëndetësisë në Spanjë u ka bërë thirrje 30 mijë mjekeve dhe infermireve që nuk kishin gjetur një punë në sistemin shteteror, që të ofrohen vullnetar për këtë situatë katastrofike.