AKTUALITET, 19 Mars 2020, 22:39

Plani financiar i qeverisë kundër COVID-19, LSI: Paqartësi e mosbesim. S’u bë publike se cilat fonde u shkurtuan nga buxheti

Plani financiar i qeverisë kundër COVID-19, LSI: Paqartësi e

Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa ka vlerësuar planin e qeverisë për përballimin e pasojave të pandemisë, të cilat i prezantoi sot kryeministri Edi Rama, shpreh shumë rezerva.

Në një reagim për mediat, LSI-ja thekson se ky është vetëm një hap i qeverisë, por jo i detajuar. Po ashtu LSI pohon se, qeveria shtoi paqartesinë dhe mosbesimin pasi nuk bëri publik se cilët jane fondet që u shkurtuan në buxhet dhe të cilat për rrjedhoje do të vendosen për përballimin e pandemisë.

REAGIMI I LSI

LSI vlereson se plani i qeverise per perballimin e pasojave te pandemise eshte vetem nje hap,por edhe ky ende i paqarte dhe i padetajuar.

Gjithashtu sot qeveria shtoi paqartesine dhe mosbesimin pasi nuk beri publik se cilet jane fondet qe u shkurtuan ne buxhet dhe te cilat per rrjedhoje do te vendosen per perballimin e pandemise.

Transparenca duhet te jete menyra e shpenzimit te cdo qindarke te qytetareve dhe vetem e vetem ne interes te tyre dhe halleve te medha te tyre ne keto dite te veshtira.

LSI do te mbeshtese vetem hapa konkrete dhe financime te drejtperdrejta, qe shkojne ne xhepin e qytetareve dhe jo zhurme propagandistike per financime qe lindin dhe vdesin ne konferenca shtypi.