TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama në një lidhje live me emisionin “Opinion” ka dhënë një lajm për të gjithë punëtorët që paguhen në të zezë. Rama tha se, mjafton që ata të denoncojnë pronarët e tyre, dhe shteti do t’i detyrojë që t’i paguajnë.
PJESË NGA EMISIONI:
Fevziu: Ka një numër tjetër punonjësish që janë në kushte informalitet, si do veprohet për ta?
Edi Rama: Ata të denoncojnë pronarët nëse duan mbështetje. Informalitetin nuk e kompension asnjë shtet në botë sepse nuk kanë si ta bëjnë.
Fevziu: Si bëhet kjo?
Edi Rama: Të denoncojnë pronarin, që unë punoj në këtë kompani, paguhem në të zezë, unë dua të paguhen, ne kemi ngritur edhe skemën sesi do të bëjmë investigimin e shpjetë. Do detyrojmë pronarin ta regjistrojë dhe do të përfitojnë. Mjafton të denoncojnë. Kemi gati dhe kanalin. Të mos rrijnë si skllav atje dhe të denoncojë pronarin.
Fevziu: Sa vetë mund të jenë në informalitet?
Edi Rama: I kemi të gjitha të kalkuluara. Garancia sovrane për 100 milionë është për 3 muaj.