TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në mbrëmje planin ekonomik të qeverisë, për shpëtimin e Shqipërisë nga kolapsi që mund të shkaktohej nga COVID-19.
I ftuar sot në emision “360 gradë”, Berisha u shpreh se, Rama nuk ka ndihmuar ata që duhej, pasi sipas tij, thesi duhet të hapej te biznesi i vogël dhe te njerëzit në nevojë.
“Nuk u hap thesi aty ku duhej, thesi duhet të hapej. Duhet të hapej për biznesin e vogël dhe njerëzit në nevojë. Biznesi i vogël ka të punësuar 500 mijë punëtorë. Janë të gjithë të mbyllur. Shtetit i takon t’i bëjë që ta përballojë këtë situatë. Punonjësit e tyre, nuk mund të paguhen me pagën e para epidemisë, por që të kapërcejnë bazat”, u shpreh Berisha.
Rama ka shpallur sot planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentin nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Plani është mirëpritur nga Presidenti dhe Partia Demokratike, por kërkojnë transparencë.