AKTUALITET, 19 Mars 2020, 21:18

Vasili: Ja si gënjen Rama, çfarë tha më 12 mars dhe çfarë tha sot

Vasili: Ja si gënjen Rama, çfarë tha më 12 mars dhe

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili komentoi fjalimin e zymtë që mbajti sot kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Vasili tha se, Rama gënjen edhe në këto ditë të vështira. Ai bëri një krahasim me fjalimin e mbajtur më 12 mars.

POSTIMI I VASILIT

Edhe ne keto dite halli ja si e genjen popullin ky ish-kryeministri Rama??

Ne 12 mars vetem nje jave me pare Edi Rama na tha:

"BESIM MOTRA E VËLLEZËR BESIM, NE DO TA MUNDIM KORONËN DHE DO TË DALIM MË TË FORTË NGA KJO LUFTË, SIÇ DOLËM NGA GODITJA E TMERRSHME E TËRMETIT"!

Sot ne 19 mars jave me pas Edi Rama na tha :

"Ndajeni bashkë me mua mendjen që në këtë luftë për ekzistencë, në kuptimin më brutal, jemi të vetëm, ndryshe nga tërmeti, ku dyert e botës mbarë garantuan fondet e rindërtimit".

Askush nuk mund t'i besoje as nje njeriu te zakonshem kur genjen ne kete menyre dhe jo më Kryeministrit.

Ndaj ky eshte realisht nje ish-Kryeminister.

Sepse Kryeministri nuk mund te jete kurre nje genjeshtar ordiner pasi ka pergjegjesine e qeverisjes per nje popull te tere.

Shqiperia ne kete krize te jashtezakonshme ka nevoje per drejtim te vertete,transparent dhe te sinqerte dhe nje Kryeminister genjeshtar eshte e kunderta e ketyre.

Shqiptaret kane mbi shpine hallin e madh te pandemise dhe ata nuk mund te mbajne dot edhe ate te papergjegjesise se nje ish Kryeministri.