AKTUALITET, 19 Mars 2020, 21:02

Aksident në Kamëz, makinës i del koka e paralelit e përmbyset në rrugë, plagoset shoferi

Aksident në Kamëz, makinës i del koka e paralelit e

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz ku ka mbetur i plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake një makinë është përmbysur në rrugë pasi i ka dalë koka e paralelit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka kryer veprimet procedurale në vend.