AKTUALITET, 19 Mars 2020, 22:43

‘Në ora 11:30’/ Rama flet për operacionin e shumë përfolur të spërkatjes mbi Tiranë

‘Në ora 11:30’/ Rama flet për operacionin e shumë

Kur në rrjetet sociale qarkullon një lajm se në orën 23:30 do të nisë një aksion me helikopter për spërkatjen nga qielli të Tiranës në kuadër të masave kundër koronavirusit, reagoi kryeministri Edi Rama.

Në emisionin ‘Opinion’ Rama e hodhi poshtë këtë lajm, duke thënë se është e çuditshme që si në rastin e tërmetit, këto lajme programohen të ndodhin në 23:30.

“Është e çuditshme, që të njëjtën njerëz bëjnë këto lajme dhe zgjedhin 23:30. Sikur Shqipëria të kishte helikopter që dilnin në 11 e gjysmë për spërkatje, atëherë do ishit për të bërë biseda të tjera sot.”, u shpreh Rama në emision.