TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas lajmit se SPAK ka kryer disa kontrolle dhe sekuestrime dokumentesh në Ministrinë e Mbrojtjes në kuadër të hetimeve për trafik armësh për kompaninë shtetërore 'KAYO'.
Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj thekson se ky skandal i radhës është një tjetër dëshmi për mënyrën se si vazhdon të qeverisë vendin kryeministri Edi Rama.
"Rama ka treguar se është i paaftë të qeverisë pa vjedhur. Skandalet nuk janë përjashtimi por mënyra si ai qeveris", thekson Shehaj.
Shehaj në video-mesazhin e tij rendit edhe të tjera hetime të SPAK për çështje si inceneratorët, tunelin e Llogarasë, Aeroportin e Vlorës, Portin e Durrësit, Unaza e Madhe, AKSHI apo edhe hetimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Sipas Shehajt, Rama duhet të largohet pasi skema e tij e qeverisjes duke vjedhur qytetarët është zbuluar mjaftueshëm.
"Ka treguar një paaftësi totalisht të theksuar për të punuar pa shkelur ligjin, për të punuar pa futur duart në xhepat e qytetarëve. Besoj se është arsye e mjaftueshme për t’u larguar. E kemi kuptuar që këtë di të bëjë, di vetëm të vjedhë. Vazhdimi i tij në pushtet është vazhdimi i vjedhjes", shprehet Shehaj.
Reagimi
Agron, e morët vesh?
Kompania shtetërore KAYO po hetohet nga SPAK-u për trafikim armësh.
E pabesueshme!
Për çdo gjë, hetime nga SPAK-u.
Inceneratori.
Tuneli i Llogarasë.
Aeroporti i Vlorës.
Porti i Durrësit.
Unaza e Madhe.
Sterilizimi.
AKSHI.
Check-up-i.
Thumanë-Kashar.
Sa janë? 10.
E harruam numërimin tani. Bashkia e Tiranës?
Bashkia e Tiranës.
Po hajt se atë thotë: “Ka vjedhur Veliaj”, s’ka vjedhur ai.
Po të vetin e ka. Të vetin e ka edhe atë.
Ka treguar një paaftësi totalisht të theksuar për të punuar pa shkelur ligjin, për të punuar pa futur duart në xhepat e qytetarëve. Besoj se është arsye e mjaftueshme për t’u larguar. E kemi kuptuar që këtë di të bëjë, di vetëm të vjedhë.