AKTUALITET, 2 October 2026, 13:00

Kavajë/ Shtëpia e të moshuarve do të restaurohet, ministrja Spahiu: Do ta bëjmë më të ngrohtë dhe më dinjitoze

Kavajë/ Shtëpia e të moshuarve do të restaurohet, ministrja

Ministrja Spahiu vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë, ku së bashku me Taulant Ballën zhvilloi një bisedë me banorët .

Në një postim në Facebook, ajo tha se pas historive të tyre fshihet një jetë me sakrifica, kujtime dhe kontribute që meritojnë mirënjohje, respekt dhe kujdes të vazhdueshëm.

Spahiu bëri të ditur se u largua nga takimi me një angazhim të qartë për restaurimin e godinës dhe përmirësimin e kushteve të saj. Sipas saj, synimi është që Shtëpia e të Moshuarve “Sefer Dervishi” të jetë më e ngrohtë, më e përshtatshme dhe më dinjitoze për banorët e saj.