AKTUALITET, 2 October 2026, 18:21

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të

Tiranë, 1–2 tetor 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës(TIA) priti për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën, duke mbledhur në Tiranë përfaqësues të aeroporteve, institucioneve të aviacionit dhe partnerëve të industrisë nga vende të ndryshme të Evropës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të

Në hapje të Forumit, pjesëmarrësve iu drejtuan përfaqësues të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën dhe institucioneve të aviacionit.

I ftuar në Forum ishte edhe z. Maksim Et’hemaj, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Shqiptar të Aviacionit Civil, i cili prezantoi sfidat që lidhen me rritjen e trafikut ajror dhe qasjen strategjike të Autoritetit ndaj sigurisë në operime.

Një nga momentet kryesore të Forumit ishte prezantimi i publikimit të ri “Aeroportet Rajonale Evropiane dhe Angazhimime Komunitetin”, i cili trajton mënyrat se si aeroportet mund të ndërtojnë marrëdhënie kuptimplota dhe afatgjata me komunitetet përreth.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të

Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:

“Mikpritja e këtij Forumi në Tiranë është një mundësi e rëndësishme për të sjellë së bashku profesionistë të aviacionit nga e gjithë Evropa, për të shkëmbyer eksperienca dhe për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që po formësojnë të ardhmen e aeroporteve rajonale. Bashkëpunimi, inovacioni dhe lidhja e fortë me komunitetet që u shërbejmë janë elemente thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.”

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të

Dita e dytë e Forumit u fokusua në performancën financiare të aeroporteve rajonale evropiane, ndikimin e kuadrove rregullatore kombëtare dhe të ardhmen e financimit të aeroporteve. Programi përfundoi me një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku pjesëmarrësit u njohën më nga afërme operacionet dhe infrastrukturën e aeroportit.

Mikpritja e Forumit në Tiranë forcon më tej rolin e TIA-s në bashkëpunimin evropian të aviacionit dhe vendos Shqipërinë në vëmendjen e diskutimeve mbi të ardhmen e aviacionit rajonal.