TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi ka mikpritur Ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë, Eric Wendt.
"Ambasador Wendt, mirë se erdhët në Shqipëri!" - shprehet Ministri Nufi në publikimin e tij në rrjete sociale, teksa nënvizon se:
"SHBA janë partner i pazëvendësueshëm i Shqipërisë në mbrojtje dhe siguri, ndërsa vendi ynë i sjell këtij partneriteti një pozicion gjeografik me rëndësi, besueshmëri dhe vullnet të qartë për të bashkëpunuar."
Ndër të tjera, në publikimin e tij Ministri Nufi shton se Korridori VIII, Porto Romano, Baza Ajrore Kuçovë dhe kapacitetet tona për Mbështetjen e Vendit Pritës forcojnë arkitekturën dhe lëvizshmërinë e Aleancës në Evropën Juglindore.
Nufi nënvizon gjithashtu se Shqipëria është tashmë një kontribuuese aktive për paqen dhe sigurinë:
"Nga mbështetja për Ukrainën dhe prania në KFOR, tek shumë iniciativa shumëkombëshe, apo vendimi për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza - Shqipëria dëshmon se është tashmë një aleate e besuar dhe e aftë të kontribuojë për sigurinë dhe paqen."
"Me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria qëndron krah për krah – për lirinë, sigurinë dhe paqen." - mbyll publikimin e tij, Ministri Nufi.
