TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë “Mbikalimit të Memorialit”.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Opel Astra” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë karrexhatës. Përplasja ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në automjet.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit. Ky i fundit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin mjekësor.
Ndërkohë, shërbimet në terren kanë monitoruar një pjesë të rrugës për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.
Grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.