AKTUALITET, 23 Dhjetor 2017, 11:16

Spahiu thumbon Ramën: Ty s'ta ndjen për popullin, heq taksat për pijet energjike por jo për ushqimet

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, denoncoi rritje e çmimeve të ushqimeve, për festat e fundivitit. Spahiu deklaroi se kjo qeveri e ka ndarë mendjen për të varfëruar akoma dhe më tej shqiptarët.

Sipas deputetit, Rama ka ulur taksat për bosët e pijeve energjike dhe as nuk merr mundimin për të ulur taksat për ushqimet e shportës, ku Shqipëria ka taksat më të larta në Europë./TPZ.AL/

Më poshtë statusi i Spahiu: