AKTUALITET, 30 Janar 2018, 09:51

"Do vras veten, nuk kam rrugë tjetër", Vasili reagon pas dëshmisë rrëqethëse të gruas me tumor

"Barna nuk ka, ky është realiteti”. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili k areaguar lidhur me një tjetër rast denoncimi për mungesën e barnave për të sëmurët që kërkojnë barna onkologjike.

Vasili i kthehet edhe një herë rastit të disa ditëve më parë, ky vetë kryeministri Rama shoqëroi një mësuese në spital ,ku dhe i garantoi se ilaçet që mungonin në repartin e onkologjisë tashmë do të jenë në dispozicion të tyre.

Reagimi

Kryeministri genjeu, barna onkologjike nuk ka, mos e besoni kurrë atë.

Kryeministri qe shpërdoron mizorisht dhimbjen dhe luften per jeten, beri nje teater te pacipe me hallin e madh te zonjes se nderuar nga Rresheni, qe i kerkoi barnat onkologjike, qe nuk ja jepte prej kohesh spitali.

Ky kryeministri, qe turpin nuk e njeh u ngrehos e vajti ne spital me zonjen nga Rresheni, qe gjoja t'ja jepte vete barnat e tha pa ju dridhur qerpiku se per pak dite te gjithe barnat onkologjike do tua siguronte ai te semureve,ai genjeshtari noterik me i madh i ketij vendi.

Te nderuar miq realitetin e vertete e keni me poshte.

Shikojeni me syte tuaj dhe me zemer ne dore, jo vetem per te perjetuar dramen e njerezve te zakonshem, por edhe per te pare se sa e zeze dhe e pafytyre eshte vetedija e ketij kryeministri, qe nuk kursen as jeten.

Barna NUK KA ky eshte realiteti.

Ndaj miqesisht ju them mos e besoni kurre kryeministrin sepse ai eshte genjeshtra vete,jeta e tij eshte genjeshter,teatri i tij eshte genjeshter,fjala e veprimi i tij jane genjeshter dhe ai gjallon ne genjeshter./TPZ.AL

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/do-vras-veten-nuk-kam-rruge-tjeter-vasili-reragon-pas-deshmise-rreqethese-te-gruas-me-tumor-493150/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright