AKTUALITET, 30 Janar 2018, 09:20

Vrasja mafioze, shpallet në kërkim Domart Konjari

Vrasja mafioze, shpallet në kërkim Domart Konjari

Domart Konjari dyshohet si autori i krimit të djeshëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë me 4 plumba Devi Kasmi. Lajmin e bën me dije “News 24”, duke iu referuar hetimeve të para lidhur me ngjarjen.

Viktima e mbremshme, rezulton i shpallur në kërkim në vitin 2010 për veprën penale të falsifikimit, pasi ishte dënuar nga gjykata e Pogradecit me 1 vit burg, por më 2014 ai u hoq nga lista e të shpallurve në kërkim, raporton BW.

Ka dyshime se ai ka tentuar të vrasë Domart Konjarin në Spanjë, i cili u plagos me 5 plumba por mbijetoi.